Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

James Rubin, ish-ndihmëssekretar amerikan i shtetit, tha se dje i janë bërë pyetje shumë për Adem Demaçin, por ai nuk e ka thënë një gjë të rëndësishme. Sipas tij, gjëja e rëndësishme që duhej të thoshte ishte se Demaçi ishte ekuivalenti i Nelson Mandeles sepse ishte i burgosur për shumë vite.

Ai tha se Demaçi kishte një pushtet moral të jashtëzakonshëm ndaj lëvizjes për çlirim, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Dje më bëtë shumë pyetje për zotin Demaçi dhe unë nuk u përgjigja në diçka të rëndësishme. Ky person ishte me status në lëvizjen e tyre. Ky është ekuivalenti i Nelson Mandeles madje që ishte burgosur për shumë e shumë vite dhe kishte një pushtet moral të jashtëzakonshëm ndaj lëvizjes për çlirim. Pra, kërcënimet nuk kanë qenë fizike se ju përdoret fjalën kërcënim”, tha Rubin.

Këtë deklarim, Rubin e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit Fergal Faynor i cili është gjyqtari i tretë me radhë që e merr në pyetje këtë dëshmitar.

I pyetur lidhur me strukturën e UÇK-së, dëshmitari ripërsëriti atë që e deklaroi edhe një ditë më parë, duke thënë se nuk ka parë batalione, brigada apo njësi në UÇK.

“Nuk besoj se ka ekzistuar nga pikëpamja ushtarake ky lloj organizimi. Nga ato që kam parë unë, asnjëherë nuk më quan të mendoj se ekzistonin struktura të tilla”, tha Rubin.

Ai gjithashtu u pyet edhe për personat e zhdukur gjatë luftës, për çka deklaroi se me shumë mundësi e ka diskutuar këtë çështje me Thaçin dhe mendon se ka bërë përpjekje lidhur me këtë temë.

Me kaq përfundoi pyetjet gjyqtari për të vazhduar me rimarrje në pyetje na mbrojtja e Thaçit, avokati Luka Mishetiq./

Related Posts