Rexhaj i VV’së na siguron që me SHBA’në mirë i kanë punët

 

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka folur lidhur me deklarimin e ish-ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe vendimin e fundit të SHBA-së që ka pezulluar dialogun strategjik me Kosovën.


Rexhaj theksoi se mes miqve mund të ketë mospajtime, por shtoi se nuk e ndan të njëjtin mendim me ish-ambasadorin lidhur me “prishjen” e raporteve.

“Mes miqsh ka edhe mospajtime. Ne po flasim për një deklaratë të ish-ambasadori amerikan në Kosovë. Unë nuk mendoj siç po mendon ish-ambasadori sepse para disa muajsh patëm edhe dërgesën e fundit të dronëve në Republikën e Kosovës tjetra këtu është për t bërë të qartë, është pezulluar planifikimi për dialog strategjik dhe jo dialogu si proces”, tha Rexhaj në Debat Plus.

Ai theksoi se gjatë qeverisjes së LVV-së ka pasur mospajtime të tilla me SHBA-të, veçanërisht lidhur me veriun e Kosovës.

“Si koncept është filluar të ndërtohet dialogu strategjik deh mospajtime të tilla gjatë qeverisjes sonë, sidomos në raport me veriun kemi pasur edhe në të kaluarën nuk është dika që po ndodhë për herë të parë. Krejt kjo vie si pasojë e konceptit dhe mendimeve tona për Listën Serbe, dhe natyrisht se atë nuk mund ta pranojmë si listë legale sepse ajo është kriminale, sepse nuk e kemi parë ende distancimin e tyre prej veprimeve të Radojciqit prej veprimeve kur ajo u përfshi drejtpërdrejt duke pasur si qëllim aneksimin e veriut atje”, ka deklaruar Rexhaj.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…