Ramosaj sfidon rivalët: “Lumbardhi, zemra e Deçanit”

 

 

Bashkim Ramosaj, kryetari i Komunës së Deçanit dhe kandidati që garon për një mandat të ri, ka hyrë fuqishëm në fushatë me një mesazh të qartë e sfidues. Në një video të publikuar, ai e prezantoi Lumbardhin si “zemrën e Deçanit”, duke e cilësuar si hapësirën më të gjallë ku çdo qytetar ka mundësi të shijojë natyrën dhe të kalojë momente me familjen.

“Le të vazhdojmë ta bëjmë më të gjallë dhe më të bukur,” u shpreh Ramosaj, duke dhënë sinjalin se projektet konkrete dhe zhvillimi i qytetit do të mbeten prioriteti i tij kryesor edhe në mandatin e ardhshëm.

Ky mesazh shihet si një sfidë e hapur për rivalët politikë, të cilëve Ramosaj duket se po u dërgon një paralajmërim të qartë: qytetarët nuk kërkojnë vetëm fjalë, por projekte që gjallërojnë dhe pasurojnë jetën publike të Deçanit.

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…