by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Deçan, KFVA – Fushata për kryetar të komunës së Deçanit ka hyrë edhe në terrenin virtual, por jo gjithmonë me qytetarë realë. Monitorimi i gazetës KFVA ka zbuluar qindra profile të dyshimta në Facebook, të cilat shfaqen si “kinezë” dhe janë aktivizuar gjatë fushatës për të sulmuar kundërshtarët dhe për të krijuar përshtypjen e mbështetjes ndaj kandidates së PSD-së, Natyre Kuçi.
Çfarë zbuloi monitorimi
Sipas hulumtimit, këto profile janë hapur kryesisht muajt e fundit, kanë pak ose aspak informacion personal dhe përdorin fotografi të rastësishme. KFVA ka dokumentuar aktivitetin e tyre të përsëritur në postimet e Bashkim Ramosajt dhe drejtorit të arsimit të komunës, ku komentet shpesh përmbajnë sulme dhe mesazhe të njëjta.
“Janë profile që sillen si të koordinuara, hapur gjatë fushatës, me një qëllim të qartë: të krijojnë një realitet artificial në rrjete sociale,” thotë ekipi i monitorimit.
Iluzioni i mbështetjes
Ky fenomen ngre dyshime serioze mbi mënyrën si po përdoren rrjetet sociale në fushatë. Në pamje të parë, duket sikur kandidatja Kuçi ka një valë të madhe përkrahësish, por në fakt bëhet fjalë për klikime false dhe për profile që nuk përfaqësojnë qytetarë të Deçanit.
Ekspertë të komunikimit politik theksojnë se profile të tilla shërbejnë vetëm për të rritur numrat digjitalë dhe për të ushqyer perceptimin e fuqisë, por nuk kanë asnjë peshë në kutinë e votimit.
Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 15-37 km/h. Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 18°C. /MeteoKosova/
Washingtoni dëshiron që kompanitë amerikane të përjashtohen nga rregulla të tilla si hartimi i planeve të tranzicionit klimatik. SHBA-të po kërkojnë që BE-ja të zbusë një pjesë të legjislacionit të saj të gjelbër vetëm disa muaj pasi ra dakord për një pakt tarifor për të shmangur një luftë të plotë tregtare transatlantike. Sipas
Albin Kurti tash e disa herë është duke marrë pjesë në fushatën e Faton Pecit kandidat i VV-së për Mitrovicën, shkruan Gazeta KFVA. Ai sot bashkë me Armend Mujën dhe Agim Bahtirin morrën erdhën në Mitrovicë për ta mbështetur Pecin, pasi Arian Tahiri i PDK-së atje është favorit, dhe kjo duket se
Policia gjermane ka dhënë detaje të reja rreth sulmit me thikë ndaj kryebashkiakes së sapozgjedhur të Herdecke, Iris Stalzer. Sipas BILD, arma e dyshuar e vrasjes, një thikë kuzhine dhe një tjetër thikë, u gjetën në dhomën e gjumit të djalit të saj të adoptuar 15 vjeçar. Dyshimet tani drejtohen nga vajza e