by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritikuar qasjen proteksioniste të presidentit amerikan Donald Trump, duke e konsideruar një nga sfidat kryesore për Bashkimin Evropian në arenën ndërkombëtare.
Në një simpozium në Berlin të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, Merkel theksoi se BE duhet të qëndrojë e bashkuar përballë krizave globale, përfshirë politikën e jashtme të SHBA-së gjatë presidencës Trump.
“Kur shohim si po përballemi me Rusinë, me Kinën, apo me ide të ndryshme nga miqtë tanë në SHBA dhe tendencën në rritje për proteksionizëm të Trump mendoj: çfarë mund të arrijë një shtet i vetëm i BE-së?. Gjermania vazhdon të jetë ekonomia më e madhe e Evropës, por është krejtësisht e vetme në fushë të hapur dhe pa mbështetjen e një Evrope të bashkuar, vështirë se mund të bëjë diferencën”, tha Merkel.
Merkel paralajmëroi se BE-ja rrezikon të bëhet e paaftë për veprim nëse nuk gjen balancën e duhur ndërmjet rregullimit dhe efikasitetit institucional.
Ajo i cilësoi reformat si të domosdoshme, por theksoi se nuk duhet të paralizojnë vendimmarrjen.
Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin për krime lufte ndaj të akuzuarit Shaqir Lutvija, është bërë administrimi i provave materiale. Prokurori special, Ilir Morina, i propozoi Gjykatës që në përputhje me dispozitat ligjore të administrohen provat, të propozuara sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Një instalim laseri është vendosur pranë aeroportit të Mynihut për të mbrojtur aeroportin gjerman nga çdo pamje tjetër e dronëve, sipas mediave gjermane. Gazeta gjermane Bild citon burime anonime të sigurisë se pajisjet me laser do t’u lejojnë autoriteteve të gjejnë distancën e dronit nga aeroporti.Bëhet e ditur se ky lajm vjen pasi
Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar në Vermicë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar. Gjatë deklarimit, drejtuesi i automjetit ka pohuar se nuk ka mallra për të deklaruar, përcjell KFVA. Megjithatë, pas ekzaminimit të automjetit, në ulëset e pasme dhe në bagazh është zbuluar mall i padeklaruar me natyrë tregtare, për të
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një prononcim për media pas Samitit të Brdo-Brionit në Durrës, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka tentuar ta prishë takimin, duke u drejtuar me arrogancë e fyerje. “Si në takimet tjera të Brdo-Brionit, ndoshta në një dozë më të madhe, Vuçiqi i Serbisë iu drejtua