by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Bashkëkryetarja e Alternativës për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, ka kritikuar ashpër kancelarin gjerman Friedrich Merz gjatë një seance në Bundestag, duke e akuzuar atë për “vetëkënaqësi” dhe “mohim të realitetit”, sidomos në politikat e migracionit, të jashtme dhe të mbrojtjes.
Duke folur para Merz-it, Weidel deklaroi se “qytetarët po humbin durimin” dhe kërkoi një ndryshim rrënjësor në qasjen e qeverisë. Ajo iu referua fjalës së famshme të ish-kancelares Angela Merkel në vitin 2015, “Ne ia dalim”, duke thënë se pasojat e saj po ndihen ende sot.
“Mbyllni kufijtë plotësisht dhe pa përjashtim. Refuzoni emigrantët e paligjshëm pa dokumente të vlefshme dhe ata që nuk kanë të drejtë për azil, pa përjashtim. Natyralizimi pas dhjetë vitesh, më herët jo”, tha ajo.
Kreu i AfD-së akuzoi Merz për thyerje të çdo premtimi elektoral në fushën e energjisë, taksave dhe financave publike. Ajo shtoi se kancelari, përballë rënies së mbështetjes popullore, po përpiqej të dukej si lider global, duke u shfaqur krah presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit britanik Keir Starmer, “të cilët as popujt e tyre nuk i duan më në detyrë”.
Weidel gjithashtu kritikoi qëndrimin e qeverisë gjermane ndaj luftës në Ukrainë, duke e akuzuar për “sabotim të planeve të Presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit”, ndërsa inkurajonte Kievin të mos bënte lëshime ndaj Moskës. Sipas saj, paralajmërimet për një “sulm të afërt rus” po përdoren si justifikim për rritjen e shpenzimeve publike.
Në fjalën e saj, ajo bëri edhe një homazh për aktivistin konservator amerikan Charlie Kirk, i vrarë së fundmi në SHBA.
Sulmet e Weidel ndaj kancelarit Merz vijnë në një moment të tensionuar politikisht, teksa qeveria po përballet me kritika mbi politikat e migracionit dhe menaxhimin e ekonomisë, ndërsa AfD po përfiton nga pakënaqësia e elektoratit në sondazhe.
Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 15-37 km/h. Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 18°C. /MeteoKosova/
Washingtoni dëshiron që kompanitë amerikane të përjashtohen nga rregulla të tilla si hartimi i planeve të tranzicionit klimatik. SHBA-të po kërkojnë që BE-ja të zbusë një pjesë të legjislacionit të saj të gjelbër vetëm disa muaj pasi ra dakord për një pakt tarifor për të shmangur një luftë të plotë tregtare transatlantike. Sipas
Albin Kurti tash e disa herë është duke marrë pjesë në fushatën e Faton Pecit kandidat i VV-së për Mitrovicën, shkruan Gazeta KFVA. Ai sot bashkë me Armend Mujën dhe Agim Bahtirin morrën erdhën në Mitrovicë për ta mbështetur Pecin, pasi Arian Tahiri i PDK-së atje është favorit, dhe kjo duket se
Policia gjermane ka dhënë detaje të reja rreth sulmit me thikë ndaj kryebashkiakes së sapozgjedhur të Herdecke, Iris Stalzer. Sipas BILD, arma e dyshuar e vrasjes, një thikë kuzhine dhe një tjetër thikë, u gjetën në dhomën e gjumit të djalit të saj të adoptuar 15 vjeçar. Dyshimet tani drejtohen nga vajza e