Llafe, llafe: ‘Presidentja në largim’ i betohet diplomatit amerikan që i ka punët mirë me SHBA

 

 

Presidentja Vjosa Osmani, të mërkurën bisedoi me zyrtarin e lartë Amerikan në Departamentin e Shtetit, Brandon Hanrahan, me të cilin tha se ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së aleancës mes Kosovës dhe Amerikës, përcjell Gazeta KFVA.


Pas sanksionimit që pësoi Kosova nga SHBA presidenca dhe vet presidentja Vjosa Osmani, u kritikua për qëndrimet e saja që s’dallonin kohëve të fundit nga ato për të cilat u ndëshkua qeveria në detyrë dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Osmani në përpjekjen e saj për të kontrolluar dëmin e shkaktuar politik ka njoftuar se bisedoi me Zyrtarin e Lartë të Zyrës për Çështjet Europian dhe Euro-Azisë në Departamentin e Shtetit Amerikan, Brendan Hanrahan, të cilit iu zotua se do ta mbrojë aleancën mes dy vendeve.

“Aleanca e fortë me SHBA-të ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit Euro-Atlantik. Si President i vendit tim, do të angazhohem me administratën e Presidentit Donald Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë, e cila bazohet në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, ka shkruar Osmani.

Tutje sipas Osmanit Aleanca e fortë me SHBA-të ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit Euro-Atlantik.

Osmani nuk është përjashtuar nga kritikat për retorikën dhe narrativin e saj të bashkërenduar me Kurtin gjë për të cilin u krenua një ditë para rrufesë nga SHBA’ja.

Qëndrimi e ndëshkimi i SHBA’së ishte paralajmëruar gjatë kohë siç e la të nënkuptohet edhe ish ambasadori amerikan Jeff Hovenier të mërkurën në intervistën e tij për Radio Evropa e Lirë. Ai hodhi poshtë tentimet e relativizimit të krizës nga eksponentë të VV’së duke e theksuar të kundërtën.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…