by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Jeffrey Hovenier, ish-ambasadori i ShBA-së ka thënë se Administrata Trump ka vendosur që të pezullojë Dialogun Strategjik me Kosovën, pasi pati pakënaqësi me Qeverisjen Kurti në detyrë, sipas tij, amerikanët mendojnë se ekzekutivi kosovar po ndërrmerr veprime që ndikojnë jo mirë në rajon.
Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, Hovenier pohoi se edhe shtetet evropiane si ShBA-ja e kan e këtë përshtypje për Qeverinë Kurti në detyrë.
“Nëse lexoni deklaratën e SHBA-së, atë të lëshuar nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë në kohën kur është bërë njoftimi, është e qartë se ky vendim është marrë nga autoritetet e Uashingtonit, si rezultat i perceptimit të tyre se Qeveria e kryeministrit në detyrë [Albin] Kurti nuk po bashkëpunon mjaftueshëm. Ato konsiderojnë se, pavarësisht këshillave, sugjerimeve dhe përpjekjeve të SHBA-së, kryeministri dhe Qeveria e tij në detyrë vazhdojnë të ndërmarrin veprime që, sipas Shteteve të Bashkuara, ndikojnë drejtpërdrejt dhe negativisht në sigurinë dhe stabilitetin në rajon”.
“Por, vini re se kjo pikëpamje nuk duket të jetë vetëm e Shteteve të Bashkuara. Partnerët evropianë, gjithashtu, kanë vazhduar të shprehin shqetësime të vërteta, lidhur me disa nga zgjedhjet politike të Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Kurti”, ka thënë Hovenier.
Washingtoni dëshiron që kompanitë amerikane të përjashtohen nga rregulla të tilla si hartimi i planeve të tranzicionit klimatik. SHBA-të po kërkojnë që BE-ja të zbusë një pjesë të legjislacionit të saj të gjelbër vetëm disa muaj pasi ra dakord për një pakt tarifor për të shmangur një luftë të plotë tregtare transatlantike. Sipas
Albin Kurti tash e disa herë është duke marrë pjesë në fushatën e Faton Pecit kandidat i VV-së për Mitrovicën, shkruan Gazeta KFVA. Ai sot bashkë me Armend Mujën dhe Agim Bahtirin morrën erdhën në Mitrovicë për ta mbështetur Pecin, pasi Arian Tahiri i PDK-së atje është favorit, dhe kjo duket se
Policia gjermane ka dhënë detaje të reja rreth sulmit me thikë ndaj kryebashkiakes së sapozgjedhur të Herdecke, Iris Stalzer. Sipas BILD, arma e dyshuar e vrasjes, një thikë kuzhine dhe një tjetër thikë, u gjetën në dhomën e gjumit të djalit të saj të adoptuar 15 vjeçar. Dyshimet tani drejtohen nga vajza e
Cristiano Ronaldo, ish-sulmuesi i Real Madrid, Manchester United, Juventus dhe sot lojtar i Al Nassr, është bërë futbollisti i parë miliarder, sipas “Bloomberg”, që e vlerëson pasurinë e tij në 1.4 miliardë dollarë (rreth 1.2 miliardë euro). Për një kohë të gjatë, ai dhe Lionel Messi, me të cilin Ronaldo garoi për titullin e lojtarit