Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin e ka përfunduar dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë.
Për tri ditë ai dha dëshmi në mbrojtje të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit – të cilët Prokuroria e Specializuar në Hagë i ngarkon me krime të pretenduara të luftës, përcjell KFVA.
“Ka qenë privilegj të jem këtu. Edhe pse zgjati, Është përdorim shumë i rëndësishëm i kohës sime”, ka thënë Rubin para se të lë bankën e dëshmitarëve në gjykatoren e Dhomave të Specializuara.