by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmës-Sekretar i Shtetit, gjatë dëshmisë në rastin e Hashim Thaçit dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së në Hagë, ndër të tjera, kishte thënë se në vitin 1999 ka kuptuar për komunikimin e Ramush Haradinajt me CIA-n, duke shtuar se “ky komunikim kishte ekzituar ndër vite”, transmeton KFVA.
Haradinaj në “Rubikon”, tha se vazhdon të ketë komunikim me CIA-n
Te rasti im, kemi qenë palë. Zotëri Rubin e tha me të drejtë se edhe para vitit ’98 kemi pas kontakt me CIA-n. zakonisht ata, i kane pas disa motive pse janë takuar me neve. Ata së pari duan me qenë të informuar të parët me kuptu me zbulu kush jemi dhe cka bëjmë, dhe pastaj me ndërtu nje pozicion se cka me ju sugjeru vendimmarrësve se cka po ndodh. Detyra ime ka qenë me tregu të vërtetën. Te qëllimet ka qenë me rëndësi me sqaru se nuk kemi qenë një krah majtist ushtarak, pastaj me sqaru që s’po bëjmë luftë fetare ose ndëretnike.
Gjatë luftës komunikimi nuk është ndalë me institucionet e sigurisë të Amerikës.. Nuk e ndalim as sot”, tha Haradinaj.
“Unë nuk e mësova për CIA-n me Haradinajn. Këtë e kam mësuar vetëm në ’99-tën, por në atë kohë mësova se kjo ka ndodhur edhe në ’98-ën. E di që Gelbard ishte takuar me UÇK-në dhe mësova në ’99-tën kur shkova vetë në Kosovë dhe takova shefin e CIA dhe gjithë punonjësit e CIA, atëherë mësova për marrëdhëniet e tyre me Haradinajn dhe e di që kishte vite që kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin”, kishte deklaruar Rubin.
Washingtoni dëshiron që kompanitë amerikane të përjashtohen nga rregulla të tilla si hartimi i planeve të tranzicionit klimatik. SHBA-të po kërkojnë që BE-ja të zbusë një pjesë të legjislacionit të saj të gjelbër vetëm disa muaj pasi ra dakord për një pakt tarifor për të shmangur një luftë të plotë tregtare transatlantike. Sipas
Albin Kurti tash e disa herë është duke marrë pjesë në fushatën e Faton Pecit kandidat i VV-së për Mitrovicën, shkruan Gazeta KFVA. Ai sot bashkë me Armend Mujën dhe Agim Bahtirin morrën erdhën në Mitrovicë për ta mbështetur Pecin, pasi Arian Tahiri i PDK-së atje është favorit, dhe kjo duket se
Policia gjermane ka dhënë detaje të reja rreth sulmit me thikë ndaj kryebashkiakes së sapozgjedhur të Herdecke, Iris Stalzer. Sipas BILD, arma e dyshuar e vrasjes, një thikë kuzhine dhe një tjetër thikë, u gjetën në dhomën e gjumit të djalit të saj të adoptuar 15 vjeçar. Dyshimet tani drejtohen nga vajza e
Cristiano Ronaldo, ish-sulmuesi i Real Madrid, Manchester United, Juventus dhe sot lojtar i Al Nassr, është bërë futbollisti i parë miliarder, sipas “Bloomberg”, që e vlerëson pasurinë e tij në 1.4 miliardë dollarë (rreth 1.2 miliardë euro). Për një kohë të gjatë, ai dhe Lionel Messi, me të cilin Ronaldo garoi për titullin e lojtarit