by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një tjetër sulm ajror ka tronditur Ukrainën, kur një dron kamikaz rus goditi në qendër të qytetit Kharkiv, duke shënjestruar Universitetin Kombëtar Farmaceutik.
Pamje të rënda tregojnë momentin kur droni përplaset me ndërtesën universitare, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm. Kalimtarë të tmerruar shihen duke vrapuar për t’u larguar nga skena e sulmit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 të paradites, ku sipas kryebashkiakut Ihor Terekhov, të paktën katër persona mbetën të plagosur. Guvernatori Oleh Syniehubov e cilësoi sulmin si “akt terrori në mes të ditës”, duke theksuar se objekti i dëmtuar ishte civil dhe pa asnjë lidhje me industrinë e mbrojtjes, shkruan A2 CNN.
Ky bombardim pason një tjetër sulm gjatë natës në Zaporizhzhia, ku raketat ruse plagosën 13 persona, mes tyre dy fëmijë, duke dëmtuar mbi 20 pallate.
Presidenti Volodymyr Zelensky, duke reaguar pas sulmeve të njëpasnjëshme, i bëri thirrje aleatëve të nisin menjëherë krijimin e një “ombrelle të përbashkët ajrore” mbi Evropë, pasi vetëm në dy javët e fundit Rusia ka lëshuar mbi 3.500 dronë, gati 200 raketa dhe mbi 2.500 bomba ajrore kundër Ukrainës.
Në kundërpërgjigje, ushtria ukrainase konfirmoi se ka goditur një rafineri nafte në rajonin e Saratovit në Rusi, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarr në objekt.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri