Kosovë Lajme

Tjetër aksident me fatalitet, vdes një person nga aksidenti në Makovc të Prishtinës

 

 

Një person ka vdekur në një aksident trafiku të ndodhur mëngjesin e sotëm në Makovc të Prishtinës.


Lajmin e ka konfirmuar Naser Syla, Drejtor i Emergjencës në QKUK.

“Katër i kemi pas të lënduar nga ai aksident, një në gjendje të rëndë dhe jostabile. Fatkeqësisht ka vdekur rreth orës 15”, tha Syla.

Policia ndërkaq ka njoftuar se aksidenti mes dy veturave ka ndodhur rreth orës 08:00.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Makoc të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje”, ka thënë Policia.