Rubin: Nuk kam konfirmim për trafik droge nga UÇK`ja

 

 

James Rubin, ka deklaruar në dëshminë e tij para Prokurorisë Speciale se nuk ekzistojnë prova apo informacione që mbështesin pretendimet se lidershipi i UÇK-së ka qenë i përfshirë në urdhëra për vrasje apo krime të organizuara.

Sipas Rubin, akuzat e tilla janë të pabazuara dhe nuk qëndrojnë pa fakte konkrete.

“Nuk ka asnjë informacion apo provë që të mbështesë pretendimet se udhëheqësit e UÇK-së kanë dhënë urdhra për vrasje apo janë përfshirë në krime të organizuara. Këto janë akuza të paprovuara. UÇK-ja vepronte në kushte represioni nga forcat serbe dhe nuk kishte një strukturë të mirëfilltë ushtarake”, tha ai, para trupit gjykues., raporton Klankosova, përcjell KFVA.

Rubin shtoi se qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare ka qenë të ndihmojë këtë forcë që të transformohet në një organizatë demokratike, proces i cili, sipas tij, është duke ndodhur tashmë me ndihmën e NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara.

Në lidhje me akuzat për trafikim të drogës, Rubin theksoi se nuk informacione të pavarura.

“Nuk kam asnjë konfirmim të pavarur për përfshirje të UÇK-së në trafikim droge, pavarësisht pyetjeve të vazhdueshme mbi këtë çështje”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…