Categories: Kosovë, Lajme, Shqipëri

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme, Shqipëri

by kfvanews

Share

 

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në zemër të Alpeve Shqiptare, në zonën malore të Valbonës, ku një turist nga Hollanda ka vdekur si pasojë e rrëshqitjes nga një lartësi e konsiderueshme e një shkëmbi duke rënë në humnerë, gjatë një ecjeje individuale në një nga majat e thepisura.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor, Artur Guni, konfirmoi ngjarjen dhe dha një reagim zyrtar mbi situatën.

“Është një ditë e trishtë për të gjithë komunitetin tonë. Humbja e jetës së një turisti të huaj në Valbonë është një tragjedi që na prek thellë. Pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme të ekipeve të shpëtimit nga Shqipëria dhe Kosova, nuk arritëm ta shpëtojmë jetën e tij. dhe në orët e vona të kësaj të marte po punohet në kushte tejet të vështira nga toka dhe ajri për nxjerrjen e trupit të pajetë nga humnera Apelojmë me forcë për më shumë kujdes nga të gjithë vizitorët që eksplorojnë zonat malore. Terrenet tona alpine janë mahnitëse, por edhe kërkojnë përgatitje, informacion dhe masa të larta sigurie”, tha ai.

Menjëherë pas sinjalizimit për incidentin, në vendngjarje janë angazhuar strukturat e Urgjencës Kombëtare, forcat ajrore të ushtrisë, si dhe ekipet e specializuara të shpëtimit malor nga të dy anët e kufirit, të cilat kanë bashkëpunuar ngushtësisht në terren për të kryer kërkimin dhe ndërhyrjen.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte duke eksploruar në mënyrë individuale kur dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në një zonë shumë të vështirë për t’u qasur.

Hetimet mbi rrethanat e plota të ngjarjes po vazhdojnë.

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina