Kimisti tregon se cilat mund të jenë pasoja shëndetësore nga mangani që gjendet në Badoc

 

 

Pas paralajmërimit të bërë nga IKShPK për qytetarët që furnizohen me ujë nga Liqeni i Badocit, lidhur me tejkalimin e përqendrimit të manganit në ujë, profesori i kimisë toksikologjike, Lulzim Zeneli, ka sqaruar për publikun rreziqet shëndetësore që sjell konsumimi i ujit me sasi të lartë të këtij elementi.

Profesori Zeneli theksoi se mangani është një element esencial për organizmin, që merret rregullisht përmes ushqimit. Por, sipas tij, problemet lindin kur përmes ujit konsumohet sasi e tepërt e manganit.

“Vlerat normale të manganit në ujë janë deri në 0.05 miligramë për litër. Nëse tejkalohen këto vlera, atëherë mund të shfaqen pasoja shëndetësore, kryesisht në aspektin neurologjik”, tha Zeneli, raportonKFVA.

Sipas profesorit, teprica e manganit mund të dëmtojë sistemin nervor, dhe më të ndjeshmit janë fëmijët. Ndërsa tek të rriturit, mund të paraqiten simptoma si dridhje të muskujve dhe çrregullime të tjera neurologjike.

  • Shkrime të ngjashme

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…

    Rama thotë se mbyllja përfundimtare e RTSH-së është opsion: Mund të ketë edhe privatizim ose partneritet

    Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot se Televizioni Publik Shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm”. “Kemi tentuar që të krijojmë kushtet që televizioni…