Gucati pret veteranët që morën pjesë në protestën e 14 shtatorit në Hagë

 

 

Hysni Gucati së bashku me kryesinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) pritën me nder kthimin në Kosovë të veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjarëve të dëshmorëve, të cilët udhëtuan mijëra kilometra për të marrë pjesë në protestën e 14 shtatorit në Hagë.

Në një postim, Gucati falënderoi nga zemra këta burra e gra që gjithmonë kanë qenë në ballë të luftës për të vërtetën dhe drejtësinë për Kosovën. Ai theksoi përkushtimin, dinjitetin dhe dashurinë e palëkundur që ata treguan edhe këtë herë, duke mbështetur të gjitha përpjekjet për drejtësi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Ju faleminderit nga zemra për sakrificën, për rrugëtimin e gjatë, për zërin tuaj të fuqishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj drejtësisë dhe të vërtetës për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.” tha Gucati.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…