by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të martën në gjykimin ndaj dy ish-ministrave të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi dhe Endrit Shala, të cilët ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, drejtori i Zyrës Ligjore të Kryeministrisë, Mentor Borovci tha se përgjegjës për kontrollimin e cilësisë së naftës është veç Dogana.
“Me vetë faktin që kemi thanë se është kompetencë e Doganës, natyrisht se ajo ka qenë kompetente, kemi vlerësu se është kompetente”, tha Borovci, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Paraprakisht, Borovci sqaroi se Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i ishte drejtuar kryeministrit asokohe Avdullah Hotit që të vlerësojë ligjshmërinë e aktit administrativ të nxjerrë nga MTI-ja.
Me kërkesë të Hotit, Borovci tha se si Zyrë kanë përgatitur opinionin, përmes të cilit kanë ardhur në konstatimin se nxjerrja e Udhëzimit Administrativ për kontrollin e cilësisë së karburanteve të lëngshme ishte nxjerrë në kundërshtim me ligjin për kushtet teknike të produkteve dhe vlerësimit të konfirmiteteve dhe Ligjit për dogana dhe akcizë.
Andaj, sipas tij, është kërkuar që të shfuqizohet udhëzimi nga minisri atëkohë- tash i akuzuari Krasniqi.
Sipas Borovcit, në udhëzim ishin paraparë dënime me gjoba dhe përgjegjësi penale, e që sipas tij një rregullativë e tillë mund të parashihet vetëm përmes ligjit.
Dëshmitari Borovci tha se ka informacion se udhëzimi kishte hyrë në fuqi, por se nuk e di se a ka gjetur zbatim, pasi që sipas tij, për zbatim të akteve nënligjore kujdest ministria përkatëse që e nxjerrë aktin nënligjor.
Borovci sqaroi se ka pasur kërkesë për shfuqizim të aktit nënligjor në fjalë nga atëkohë ministri Krasniqi, duke pohuar po ashtu se ka ekzistuar pas shkresës së parë edhe një tjetër pasues nga Zyra e Kryeministrit, që në afat prej tre ditesh të njoftohet kryeministri për zbatim të shkresës që lidhet me kërkesë për shfuqizim të aktit nënligjor.
Pas këtyre dy shkresave, Borovci tha se si Zyrë Ligjore e Kryeministrisë, kishin përgatitur propozim-vendimin për Qeverinë e Kosovës që lidhet me shfuqizimin aktit nënligjor, pra konkretisht Udhëzimit Administrativ për kontrollin e cilësisë së nafttës.
Në këtë gjykim, mbrojtësi i Shalës, avokati Besnik Berisha kërkoi që gjykata të udhëzojë dëshmitarin të dëshmojë për atë që di e të mos shfletojë dokumentacion.
Gjykimi u ndërpre me përfundimin e orarit të punës për të vazhduar sërish me marrjen e dëshmisë së Borovcit gjatë seancave në muajt në vijim.
Gjykatësja e rastit, Violeta Namani-Hajra tha se për dëshmi është ftuar edhe dëshmitari Abdullah Hoti, por se ende nuk është kthyer fletkthesa për t’u konstatuar se është ftuar në mënyrë të rregullt.
Më pas, avokati Berisha sqaroi se vetë Hoti i ka treguar se nuk ka pranuar asnjë ftesë për dëshmi nga gjykata si dëshmitar. Për çka, gjykatësja e Namani tha se do të verifikohet pasi që të kthehet fletëkthesa nga Posta e Kosovës.
Dy të akuzuarit në seancën fillestare të mbajtur më 27 nëntor 2024 janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Themelorja dhe Apeli kanë konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj dy ish-ministrave Krasniqi dhe Shala, e cila dy të akuzuarit i ngarkon për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë më 20 shtator 2024 kishte paraqitur kërkesë në Prokurorinë Speciale për plotësimin/përmirësimin e aktakuzës.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 30 gusht 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj dy ish-ministrave të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi dhe Endrit Shala, të cilët i ngarkon me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës, Vesel Krasniqi në cilësinë e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë akuzohet se me dashje dhe dijeni, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare dhe pa autorizim ka iniciuar dhe zbatuar procedurat ligjore për përgatitjen e Udhëzimit Administrativ për Kontrollin dhe Cilësinë e Karburanteve të Lëngëta të Naftës, të cilin e ka miratuar më 11 nëntor 2020.
Ky UA sipas aktakuzës përmban disa nene të cilat janë në dëm të interesit publik dhe në dobi të interesit privat, përkatësisht me nenet 51 dhe 54 të këtij udhëzimi, Doganës së Kosovës i është hequr kompetenca për vlerësimin e cilësisë së naftës me rastin e importimit dhe futjes në territorin doganor të Kosovës, të cilën deri në miratimin e këtij akti nënligjor të kundërligjshëm e kryente Dogana pa kosto shtesë.
Aktakuza thotë se kjo çështje me këtë vendim ka kaluar te operatorët ekonomikë privatë dhe si rrjedhojë e kësaj në një proces jotransparent dhe të parregullt të zbatuar nga MTI, me vendimin e 30 dhjetorit 2020 kishte emëruar kompaninë zvicerane OE “Sicpa SA” si trupë që do të kryente shënjimin dhe monitorimin e derivative të lëngëta të naftës.
Ndërsa, thuhet se më 14 janar 2021, kishte nëshkruar kontratën me këtë OE, nga e cila ishte dëmtuar interesi publik në shumën 11 milionë e 235 mijë e 706 euro e 31 centë, duke krijuar kosto shtesë të produkteve të derivateve të naftës me qëllim përfitimi për kompaninë private dhe duke rritur çmimin final të karburanteve për konsumatorët në tregun e Republikës së Kosovës, si dhe duke e ekspozuar shtetin ndaj rreziqeve nga inicimi i procedurave ligjore me bazë kontraktore.
Me këto veprime, Krasniqi akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal.
Kurse, Endrit Shala akuzohet se në cilësinë e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, me dashje dhe dijeni, nuk e ka përmbushur detyrën zyrtare në mënyrë që të përfitojë dobi pasurore personi tjetër.
Në aktakuzë thuhet se duke i anashkaluar dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik, ka nënshkruar përkatësisht miratuar vendimin me të cilin operatori ekonomik “Euro Inspekt” dhe emri i biznesit Valdet S.Teneqja, është emëruar si trupë inspektuese për vlerësimin e karburanteve të lëngëta të naftës në Kosovë, e cila kompani është në pronësi të Valdet Teneqes, të cilin sipas aktakuzës, Shala e ka baxhanak.
Me këtë veprim, thuhet se i ka mundësuar atij dhe biznesit në pronësi të Teneqes, realizimin e dobisë pasurore në lartësi 732 mijë e 642 euro e 28 centë.
Andaj, për këto veprime, Shala ngarkohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal.
Përmes kësaj aktakuze, prokurori special Milot Krasniqi ka kërkuar që ndaj të akuzuarve krahas dënimit kryesor të shqiptohet edhe dënimi plotësues- Ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratën publike ose në shërbim publik.
Ndryshe, Shala ishte ministër i Tregtisë dhe Industrisë në periudhën 2018-2020, kurse Krasniqi në periudhën qershor 2020- mars 2021.
Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 15-37 km/h. Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 18°C. /MeteoKosova/
Washingtoni dëshiron që kompanitë amerikane të përjashtohen nga rregulla të tilla si hartimi i planeve të tranzicionit klimatik. SHBA-të po kërkojnë që BE-ja të zbusë një pjesë të legjislacionit të saj të gjelbër vetëm disa muaj pasi ra dakord për një pakt tarifor për të shmangur një luftë të plotë tregtare transatlantike. Sipas
Albin Kurti tash e disa herë është duke marrë pjesë në fushatën e Faton Pecit kandidat i VV-së për Mitrovicën, shkruan Gazeta KFVA. Ai sot bashkë me Armend Mujën dhe Agim Bahtirin morrën erdhën në Mitrovicë për ta mbështetur Pecin, pasi Arian Tahiri i PDK-së atje është favorit, dhe kjo duket se
Policia gjermane ka dhënë detaje të reja rreth sulmit me thikë ndaj kryebashkiakes së sapozgjedhur të Herdecke, Iris Stalzer. Sipas BILD, arma e dyshuar e vrasjes, një thikë kuzhine dhe një tjetër thikë, u gjetën në dhomën e gjumit të djalit të saj të adoptuar 15 vjeçar. Dyshimet tani drejtohen nga vajza e