Dita e dytë: James Rubin vazhdon dëshminë

 

 

Ka nisur për ditën e dytë dëshmia e James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Rubin është thirrur si dëshmitar nga mbrojtja e Hashim Thaçit, dhe është dëshmitari i parë i mbrojtjes.

Dje, Rubin deklaroi se kur kanë shkuar për t’u takuar në Konferencën e Rambujesë, Hashim Thaçin nuk e ka njohur, por që ia kishte kërkuar Madeleine Albright që të njihet dhe të rrinte me atë. Tha se kishte përshtypjen se Thaçi gati sa nuk qau në takim me Albright kur nga kjo e fundit iu kërkua të nënshkruante një marrëveshje që në thelb nuk e kishte pavarësinë e Kosovës.

Ai deklaroi se Thaçi kishte thënë se nuk mund të nënshkruante asnjë dokument që nuk e ka fjalën “pavarësi”, sepse mund të konsiderohej si person që ka hequr dorë nga pavarësia e vendit.

Gjatë qëndrimit në Rambuje kur bëheshin punimet për nënshkrimin e marrëveshjes, ai tha se Hashim Thaçi ua shpjegoi se nuk kishte rol udhëheqës por politik. Deklaroi se ai nuk kishte autoritet për të vendosur për asgjë por vetëm pasqyronte vendimet që merreshin në Kosovë.

Sipas tij, Thaçi s’kishte autoritet të merrte vendime për UÇK-në. Për këtë të fundit, tha se nuk kishte njësi të organizuara që dikush të kishte autoritet për të diktuar.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…