Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, për habinë e askujt, ende mendon se Kuvendi është i konstituuar veç pse ai tha ashtu. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe qëndrimet e ambasadorëve të huaj s’çojnë fort peshë për të.


Për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit të fundit nga komuniteti serb, Gjykata Kushtetuese, duke mbështetur pretendimet e deputetëve të këtij minoriteti, njoftoi të premten se përpjekjet e mëtejshme për konstituimin e Parlamentit po ashtu duhen ndalur plotësisht deri në datën 30 shtator.

Basha në seancën e 30 gushtit kishte shpallur të mbyllur konstituimin e Kuvendit pa zgjedhjen e njërit nënkryetar dhe kishte thirr mbledhjen e kryesisë për të hënën, e cila dështoi pasi opozita refuzoi t’i shkonte me arsyetimin se nuk duan të bëhen pjesë e shkeljes së Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit.

Ai është pyetur sot nga KosovaPress, nëse ka ndryshuar qëndrim pas vendimit të Kushtetueses, por ai qëndron në atë që e ka thënë.

“Mendoj që e keni pa shpalljen që e kemi bërë në Kuvendi që është konstituuar Kuvendi “, ka shkruar ai, raporton KosovaPress. Basha ka refuzuar të flasë se çka do të bëjë pas 30 shtatorit.

Related Posts