Barduani: Beogradi dhe Prishtina të implementojnë marrëveshjet, kompromise të nevojshme

 

 

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Enrico Barduani, në informimin e tij në fund të turit para Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe Këshillit të Atlantikut të Veriut, ka thënë se rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë nuk është ushtarake, por politike.

Për këtë ai ka thënë se NATO është e përkushtuar të mbështesë normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, përcjell KFVA.

“Që të lëvizim përpara është e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina t’i implementojmë marrëveshjet ekzistuese. Të dyja palët duhet të tregojnë fleksibilitet që të bëjnë kompromiset e nevojshme”, ka thënë ai.

Gjatë fjalimit të tij, Gjeneral Barduani ndau vlerësimin e tij mbi situatën e sigurisë në Kosovë, duke theksuar angazhimin e qëndrueshëm dhe të suksesshëm të KFOR-it për stabilitet dhe në mbështetje të veprimeve diplomatike, me fokus të veçantë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë nuk është ushtarake, por politike”, deklaroi Komandanti i KFOR-it.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…