• Fri. Oct 10th, 2025

Spiropali për nisjen e mbrojtjes në Hagë: Çast vendimtar, do të hiqet njolla e fantazisë mbi emrin e UÇK`së

Bykfvanews

Sep 15, 2025

 

 

Ministrja e emëruar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar sot lidhur me procesin në Gjykatën Speciale të Hagës, ku kanë nisur dëshmitë e mbrojtjes për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali theksoi se ky është një çast vendimtar, pasi sipas saj, paraqitja e provave dhe dëshmive do të largojë njëherë e mirë “njollat e fantazisë mbi emrin e UÇK-së”.

“Drejtësia duhet ta mundë padrejtësinë”, shkruan ministrja, duke shtuar se çdo barazim mes akuzave ndaj çlirimtarëve dhe lirisë që ata sollën për shqiptarët do të ishte “një barazim i turpshëm i së keqes me të mirën, një pllakë turpi në historinë e popujve për liri dhe drejtësi”.

Procesi në Hagë pritet të vazhdojë me paraqitjen e provave dhe dëshmive nga mbrojtja, të cilat sipas palës kosovare janë thelbësore për të hedhur poshtë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *