Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka vrarë tre persona në një tjetër goditje vdekjeprurëse ndaj një anijeje të narkoterroristëve në ujërat ndërkombëtare rreth Amerikës së Jugut.


Kjo anije po “transportonte narkotikë të paligjshëm” nga Venezuela, ka bërë të ditur presidenti Donald Trump në një postim në Truth Social të hënën.

“Këtë mëngjes, me urdhrin tim, Forcat Ushtarake të SHBA-së ndërmorën një GODITJE të DYTË kinetike ndaj karteleve jashtëzakonisht të dhunshme të trafikut të drogës dhe narkoterroristëve të identifikuar qartë, në zonën e përgjegjësisë së SOUTHCOM. Goditja ndodhi ndërsa këta narkoterroristë të konfirmuar nga Venezuela ndodheshin në Ujëra Ndërkombëtare duke transportuar narkotikë të paligjshëm (NJË ARMË VDEKJEPRURËSE QË HELMON AMERIKANËT!) me destinacion SHBA-në,” tha Trump.

“Këto kartele jashtëzakonisht të dhunshme të trafikut të drogës PËRBAJNË NJË KËRCËNIM për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së, Politikën e Jashtme dhe interesat jetike të vendit tonë,” shtoi ai. “Goditja rezultoi me 3 terroristë meshkuj të vrarë në veprim. Asnjë forcë amerikane nuk u lëndua në këtë aksion”, tregoi tutje presidenti amerikan.

Related Posts