Rubin në Hagë: Gjatë 1989-93 kam takuar disa herë Ibrahim Rugovën dhe shqiptarë tjerë me influencë në Kosovë

 

 

Sot, në Hagë po dëshmon James Rubin ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjet kyçe të luftës në Kosovë.

Ai tha se gjatë viteve 1989-1993 kishte vizituar zonat e luftës në ish Jugosllavi.

Ai tha se kishte vizituar Kroacinë, Serbinë e më pas edhe Bosnjën për çka tha se ishin fokuset e këtyre udhëtimeve.

“Gjatë luftërave në atë kohë, Kroaci, Serbi dhe Bosnje, këto kanë qenë fokuset e këtyre udhëtimeve, megjithatë duke qenë i vetëdijshëm se konflikte të tilla mund të shtriheshin më tej, ne e kuptuam se ajo çka po ndodhte në Kosovë ishte gjithashtu shumë e rëndësishme”, ka thënë Rubin.

Ai gjithashtu tha se në atë periudhë ka vizituar Prishtinën 2 ose tri herë dhe ka takuar Ibrahim Rugovën.

“Kështu që kam përshtypjen se e kam vizituar Prishtinën në atë kohë 2 ose 3 herë, gjatë asaj kohe jam takuar së paku 1 ose 2 herë me Ibrahim Rugovën, kam takuar edhe shqiptarë të tjerë, persona të tjerë me influencë në Kosovë në atë kohë”, ka shtuar ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…