Rubin: Kosova kërkonte siguri nga NATO për mbrojtje kundër shtypjes serbe

 

 

James Rubin gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes së Rambujesë ishte çështje e rëndësishme.

Ai tha se nënshkrimi për popullin e Kosovës do të thoshte mbështetje të NATO-s.

“Për popullin e Kosovës nënshkrimi do të thoshte mbështetje të NATO-së dhe forcave të NATO-s, mos nënshkrimi ishte që të ngeleshin vetëm”, tha Rubin.

“Nga delegacioni kosovar kërkoheshin siguri që do jepeshin nga NATO, që të vazhdonte më tej me premtimin për të përdorur forcën ushtarake nëse serbët vazhdonin me shtypjen e tyre, nëse qeveria serbe nuk nënshkruante, atëherë kërkonin siguri, që nëse tjerët nuk nënshkruanin NATO të përdorte forcën. Ata kërkonin për sigurinë që ne do t’u jepnim atyre. Kur bëhej fjalë për vullnetin e popullit”, tha Rubin në Hagë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…