• Thu. Oct 9th, 2025

OVL-UÇK për James Rubin: Dëshmi tjetër e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën dhe luftës sonë

Bykfvanews

Sep 15, 2025

 

 

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për ish-zyrtarin e lartë amerikan, James Rubin, pas paraqitjes së tij si dëshmitar në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK thekson se dëshmia e Rubin ishte e “qartë, e drejtë dhe e bazuar në të vërtetën”, duke e vlerësuar si një dëshmi tjetër të mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe për vlerat e UÇK-së, përcjell KFVA.

“Dëshmia e tij e qartë, e drejtë dhe e bazuar në të vërtetën, është një dëshmi tjetër e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, në veçanti gjatë luftës sonë çlirimtare dhe në mbrojtje të vlerave të UÇK-së”, thuhet në reagim.

OVL-UÇK i shprehu falënderim të sinqertë Rubin-it dhe, përmes tij, edhe popullit e shtetit amerikan për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë dhe vijojnë t’i japin Kosovës.

 

Reagimi i plotë:

Faleminderit z. James Rubin!

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e thellë për ish-zyrtarin e lartë amerikan, z. James Rubin, për praninë dhe gatishmërinë e tij që të dëshmojë në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Dëshmia e tij e qartë, e drejtë dhe e bazuar në të vërtetën, është një dëshmi tjetër e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, në veçanti gjatë luftës sonë çlirimtare dhe në mbrojtje të vlerave të UÇK-së.

Në emër të të gjithë veteranëve të UÇK-së, i shprehim falënderimin tonë të sinqertë z. Rubin dhe përmes tij, edhe popullit dhe shtetit amerikan, për përkrahjen e pakursyer që i kanë dhënë dhe i japin gjithmonë Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *