Katër vite mbeturina dhe favorizim politik: si Petrit Reqica përdor krizën e pastrimit për gruan e tij!

 

 

Ndërsa Prishtina vazhdon të mbulohet nga mbeturinat dhe qytetarët përballen me një krizë të pastrimit që zgjat katër vjet, kryeshefi i kompanisë regjionale së pastrimit, Petrit Reqica, duket se ka prioritete krejt të tjera. Ai është duke lobuar intensivisht për të siguruar rehati politike për bashkëshorten e tij, Fjolla Vukshinaj Reçica, e cila ndodhet në vendin e 30-të në listën e PDK-së për Asamblenë Komunale nën Uran Ismajlin.

Qytetarët përballen me deponi të hapura, erë të rëndë dhe rrugë të papastruara, ndërsa Reqica përdor pozicionin e tij publik për të avancuar interesat personale. Ky konflikt interesi ngre pyetje të forta mbi etikën dhe përgjegjësinë e zyrtarëve publikë: si mund të mbetet qyteti i pastër kur drejtuesi i kompanisë së pastrimit është i zënë duke punuar për vendin politik të gruas së tij?

Kolapsi i Prishtinës nuk është thjesht një problem urbanistik është një paralajmërim i qartë se politika dhe interesi familjar po vendosin pengesa për qytetarët, ndërsa lobimi për pozita politike duket të jetë prioriteti i vërtetë i Reqicës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…