• Fri. Nov 21st, 2025

I dënuari për vrasje vdes në Spitalin e Pejës, po i bëhet autopsia

Sep 15, 2025

 

 

Gazeta merr vesh se një shtetas kosovar i nacionalitetit shqiptar, i cili ishte në vuajtje të dënimit për veprën penale të vrasjes, kishte shfaqur probleme shëndetësore në burg.

Për këtë arsye, ai u dërgua për kontroll në Spitalin e Pejës. Aty ai ka ndërruar jetë.

Hetimet fillestare nuk ngritën ndonjë pistë dyshimi për ndonjë shkak tjetër, përveç vdekjes natyrore, por megjithatë Prokuroria në Pejë ka urdhëruar që për të të bëhet autopsia në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).