• Fri. Oct 10th, 2025

“E pashë me sytë e mi”-Rubin tregon se si Thaçi gjithmonë konsultohej me grupin e komandatëve të UÇK kur duhej të merreshin vendime

Bykfvanews

Sep 15, 2025

 

 

James Rubin gjatë dëshmisë së tij tha se ish-presidenti Thaçi nuk kishte kompetenca që të merrte vendime brenda UÇK, shkruan Periskopi.

Ai tregon detaje se si Thaçi merrte mendimin nga komandantët e tjerë.

“Ka qenë rreth 30-ta zotëri Thaçi dhe unë 39. Ne të dy ishim më të rinjt e gjithë grupit, ndërsa të tjerët ishin shumë herë më të thyer në moshë sesa ne dhe unë konstatova si nga aspekti social që ai ishte I tërhequr në raport me ta dhe kur kërkoj informacion dhe njohur se si funksiononte UCK ose kur flitej për nevojën për të kuptuar më mirë aftësitë e UCK ose kur duhej të merrej një vendim nga ana e UCK, Hashim Thaçi duhej që t’i drejtohej këtyre grupit të komandatëve për të marr informacione, për ta marr njohuri ose udhëzime për vendimarrje. Unë e kam parë vet me sytë e mi që ai ishte i tërhequr sa I takon çështjeve të thelbit, sa I përket UCK, por kishte edhe një lloj distacimi prej tyre. Përshtypja ime ishte që Thaci u kërkonte atyre mendimin për të bërë gjëra dhe ata I thonin atij se çfarë vendimit të merrte dhe cfarë përgjigje të jepte”, tha Rubin gjatë dëshmisë së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *