Aksident i rëndë në Podujevë: Një i vdekur, katër të lënduar

 

 

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Podujevë, si pasojë e të cilit ka vdekur një person dhe katër të tjerë janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila bëri të ditur se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion në lëvizje, ndërkaq më pas janë goditur rrethojat e një objekti dhe disa automjete të parkuara.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një kamion në lëvizje, më pas janë goditur rrethojat e një objekti dhe disa automjete të parkuara”

“Në këtë aksident ngasësi i kamionit  ka humbur jetën dhe janë lënduar katër persona të tjerë. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, thuhet tutje në konfirmim.

  • Shkrime të ngjashme

    Limaj mbetet jashtë Kuvendit- Mori vetëm 1.7 %

    Nisma e Fatmir Limajt s’e ka kaluar pragun prej 5% për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas Exit Poll të prezantuar në T7. Kjo parti mori 1.7%, sipas Exit Poll. Këtë herë, Nisma i hyri garës e vetme…

    Radoniqi: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 570 mijë qytetarë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës lidhur me procesin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se janë raportuar tri raste për ndalje të energjisë elektrike në disa qendra votimi, por që theksoi…