Kosovarët po dërrmojnë në Spanjë: Anuar Krasniqi 14 vjeç, kampion i karatesë

 

Në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë që po mbahet në Guadalajara në Spanjë në mesin e atletëve kosovarë  – që do të kthehen me së paku 11 medalje – është edhe 14 vjeçari premtues Anuar Krasniqi, transmeton Gazeta KFVA.


Anuari është vetëm 14 vjeç por tashmë ka titull kampioni dhe po shkëlqen aq sa e meritoi të përfshihej në ekipin që po përfaqëson kombin në garën ndërkombëtare që po mbahet në Spanjë.

Ai edhe pse i ri u ballafaqua i patrembur me kundërshtar të moshës 16 vjeç.

Kosova ka shkëlqyer në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë në Guadalajara të Spanjës ku deri tani kanë mbledhur 9 medalje, 5 prej të cilave të arta deri të shtunën. në dy finale u kualifikuan dy karateistë të dielën.

Karateistët  kosovarë qëndrojnë të dytit pas nikoqirëve spanjollë për nga sukseset./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…