Dron rus në Rumani, Von Der Leyen: Kërcënim serioz për sigurinë

 

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, reagoi pasi hapësira ajrore e Rumanisë u shkel nga një dron gjatë një sulmi rus ndaj infrastrukturës në Ukrainë.

“Ndërhyrja e Rusisë në hapësirën ajrore rumune është edhe një herë një shkelje e hapur e sovranitetit të BE-së dhe një kërcënim serioz për stabilitetin e rajonit. Ne po bashkëpunojmë ngushtë me Rumaninë dhe shtetet anëtare për të mbrojtur territorin e BE-së. Ne jemi në solidaritet me Rumaninë”, shkruan Von Der Leyen në platformën “X”, përcjell A2.

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi sot se hapësira ajrore e vendit u shkel nga një dron gjatë një sulmi rus ndaj infrastrukturës në Ukrainën fqinje.

“Avionët luftarakë zbuluan një dron në hapësirën ajrore kombëtare dhe e gjurmuan atë derisa u zhduk nga radari pranë fshatit Chilia Veche”, shtoi ministria.

Droni “nuk fluturoi mbi zona të populluara dhe nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm për sigurinë e popullsisë”, thuhej në deklaratë

Pak ditë më parë Polonia raportoi shkeljen e hapësirës së saj ajrore nga 19 dronë rusë, 4 prej të cilëve u rrëzuan.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…