Djersa e vreshtarëve, në treg pa vlerë

 

 

Pavarësisht pasionit dhe trashëgimisë ndër breza për ta kultivuar rrushin, fermerët e Rahovecit thonë se zhgënjehen kur vjen puna e vjeljes, për arsye se çmimi është i ulët.

Vreshtari Avni Haxhimurati shprehet se çmimi i rrushit të verës ka pësuar rënie.

“Çmimet para 16 viteve kanë qenë shumë më të mira se tash. Një kg burgundec në ‘Stone Castel’ e kam çuar me 45 cent, Pinoti i Zi edhe Vranacin e kam çuar me 45 cent, kuse tash burgundeci, Pinot i Zi është 27 cent”, tha ai.

Sipas Haxhimustafës, një rrënjë hardhie kërkon 12 operacione intervenimi deri në vjelje.

“Një hardhi më së pakti duhet deri në 10 herë me marr në dorë, kjo hardhi për një apo dy kg rrush, nëse ka levërdi dikush, le të tregon”, shtoi ai.

Havzi Jupa nuk e mban mend se sa breza merren me kultivimin e kësaj kulture, kurse së bashku me djalin kanë 7 hektarë tokë bujqësore me vreshta.

“Krejt komuna e Rahovecit merremi me vreshtari, se tokën tonë kështu e ka fal Zoti për rrush më shumë. E don toka e don vendi, se gjithkund nuk bëhet rrushi”, tha Havzi Jupa.

“I kam tre hektarë të tryezës, ndërsa katër i kam për bodrum. S’ja vlen hiq, së pari ngrica e ka prish 50 % tash edhe këtë s’kemi ku me shit, po vijnë privat po e marrin, sepse bodrumet nuk po dojnë me marr e kanë bërë çmimin katastrof”, “, tha Adem Jupa.

Kryetari i shoqatës “Kultivuesit e rrushit” thotë se Rahoveci po e humb balancën e kultivimit të rrushit të verës me atë të tryezës.

“Rrushi i tryezës e ka marrë një balancë dhe është i knaqshëm në tregun kosovar, rrushi i tryezës ka arritur që ta largojë nga tregu rrushin që vjen nga importi, mirëpo për shkak të problemeve që kemi me rrushin për përpunim, kjo bën që shumë fermer të heqin dorë nga rrushi i verës. Mirëpo, kjo e prish balancin e sipërfaqes me vreshta dhe të ardhmen kjo vetëm ka nisë të krijojë probleme, pasi tregu do të mbushet me rrush të tryezës”, tha Habib Dina kryetar i shoqatës “Kultivuesit e rrushit”.

Dina, në emër të vreshtarëve të shoqatës, thotë se kjo gjendje nuk mund të vazhdojë më.

“Vitin tjetër si shoqatë do të organizohemi që të njoftojmë ministrin, si dhe gjithë organet kopetente, entin e vreshtarisë, ministrinë e tregëtisë dhe kësaj problematike t’i jepet fund, nuk do të ketë më rrush as 20 e as 30 cent, por çmimi i rrushit të përcaktohet nga shteti”, shtoi ai.

Në Rahovec janë mbi 2000 vreshtarë që përballen me këtë problem, thotë Dina.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…