Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka folur për vitet sa ka qenë në Kosovë nga viti 2010/2015, ku siç tha ai kishin pasur kërkesa që të bëjnë presion në krijimin e Gjykatës Speciale.
Ai tha se diçka e tillë s’i kishte pëlqyer ide, pasi sipas tij dukej e pakuptimtë që serbët të mos gjykoheshin nga kjo gjykatë, ai tregoi edhe një bisedë që kishte pasur ish-presidentin Hashim Thaçi.
“Më kujtohet kur shkova dhe e takova Thaçin dhe unë i thashë se nuk ke nevojë të jesh i shqetësuar, sepse nëse është gjyq i drejtë ti do të jesh i lirë për shkak të mungesës së provave”, tha fillimisht Bosch.
“Fatkeqësisht kisha qenë gabim, se gjyqi nuk doli të jetë aq serioz aq sa unë kisha pritur të ishte. Sepse siç e mbani mend raportin e Dick Martyt i cili fliste për trafikim të organeve, edhe pse ai dy herë kishte dalur që ishte i pambështetur, Këshilli i Evropës e shtyu përpara agjendën për krijimin e kësaj Gjykate”.
“Vetë gjyqtari Clint Williamson kishte ardhur në përfundim se nuk kishte trafikim të organeve. Pra dhe u krijuar tamam baza për të mbyllur gjykatën sepse tashmë arsyeja pse ishte ndërtuar kjo gjykatë nuk ekzistonte më”, tha tutje ish-ambasadori holandez.
“Gjyqtarët të cilët gjykojnë janë të lumtur të kenë një jetë shumë të mirë në Hagë, të marrin paga të mira e të vazhdojë ky proces shumë gjatë. Dhe tashmë atë kanë ardhur në përfundim se UÇK ishte organizatë kriminale, dhe ky është një marrëzi. Në vitin 1999 isha pika e kontaktit mes MPJ-së dhe të Mbrojtjes dhe duhej të raportoja se çfarë po flitet nga ministrat në NATO, dhe dua të them atë që e kemi thënë se UÇK-ja ishte këmba e NATO-s në tokë, pra ishin së bashku dhe ta quash UÇK-në organizatë kriminale përderisa je duke punuar për NATO, ky është një ofendim i madh edhe për vetë NATO-n”
“NATO nuk bashkëpunon me organizata kriminale”, ishte deklarata përmbyllëse e Bosch.