by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një dron rus ka depërtuar në territorin rumun rreth 10 km thellë dhe ka vepruar në hapësirën e tij ajrore për rreth 50 minuta, ka njoftuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke cituar të dhënat në dispozicion.
“Sot, Rumania ngriti avionë luftarakë për shkak të një droni rus në hapësirën e saj ajrore. Sipas të dhënave aktuale, droni depërtoi rreth 10 km në territorin rumun dhe operoi në hapësirën ajrore të NATO-s për rreth 50 minuta”, tha lideri ukrainas.
Gjithashtu sot, Polonia iu përgjigj ushtarakisht kërcënimit të dronëve sulmues rusë.
Zelensky shtoi gjithashtu se, sipas raporteve të hershme, Rusia kishte përdorur hapësirën ajrore bjelloruse të shtunën, më 13 shtator, për të lëshuar dronë në hapësirën ajrore ukrainase drejt rajonit Volyn.
“Ushtria ruse e di saktësisht se ku po shkojnë dronët e tyre dhe sa gjatë mund të veprojnë në ajër. Rrugët e tyre llogariten gjithmonë. Kjo nuk mund të jetë rastësi, gabim ose iniciativë e disa komandantëve të nivelit më të ulët. Është një zgjerim i dukshëm i luftës nga Rusia – dhe kjo është pikërisht mënyra se si veprojnë ata. Hapa të vegjël në fillim dhe përfundimisht humbje të mëdha”, theksoi ai.
Baseli ka realizuar fitore prej 1:3 ndaj Thunit në xhiron e gjashtë të Superligës së Zvicrës. Xherdan Shaqiri realizoi dy gola, dhe tani numëron katër në total. Në këtë takim gol shënoi edhe Albion Ajeti në minutën e 41-të. Baseli me këtë fitore numëron 12 pikë në vendin e tretë, tri më pak
Ministri i policisë kosovare, Xhelal Sveçla, në rrjetin social ka dy profile që i mbanë. Njërin zyrtar me “krrabzë” të kaltërt të verifikuar, dhe një tjetër për shoqërinë. Në atë zyrtar ka 44 mijë persona që e ndjekin, kurse në llogarinë private afro 7 mijë. Të fundit e përdor rrallë. Më 7 qershor
Biznesmeni dhe themeluesi i kompanive Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, ka deklaruar se në Mbretërinë e Bashkuar është e nevojshme një “shpërbërje e Parlamentit” dhe një “ndryshim qeverie”. Këto komente ai i bëri gjatë një lidhjeje me video në një manifestim të organizuar nga e djathta ekstreme në Londër. “Nuk mund të presim.
Më shumë se 110,000 njerëz kanë marrë pjesë në një protestë të ekstremit të djathtë të organizuar nga aktivisti Stephen Yaxley-Lennon, i njohur si Tommy Robinson, në atë që mendohet të jetë ngjarja më e madhe nacionaliste në dekada. Marshuesit udhëtuan për në Londër me tren dhe autobus për një demonstratë, e cila