by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen e artë për Kosovën.
Pas këtij suksesi, ka reaguar edhe babai i tij, Anton Cena në rrjetet sociale.
“Ky sukses vjen si rezultat i përkushtimit, disiplinës dhe talentit të tij, por edhe i punës së palodhshme pas tij. Një falënderim i veçantë shkon për trajnerin Driton Kuka, arkitekt i shumë kampionëve shqiptarë, si dhe për kampionen olimpike Majlinda Kelmendi, e cila ka dhënë kontribut të çmuar si mentore dhe frymëzim për Dardanin”, shkruan Anton Cena, babai i tij.
Ky kampionat është mbajtur në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Bashkëluftëtarët dhe shqiptarët nga Kosova e rajoni, por edhe mërgimtarët nga diaspora do të udhëtojnë nesër për në Hagë, ku është organizuar protesta e radhës në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë. Protesta pritet të mbahet me fillim nga ora 14:00 pranë Dhomave të Specializuara
Një dron rus ka depërtuar në territorin rumun rreth 10 km thellë dhe ka vepruar në hapësirën e tij ajrore për rreth 50 minuta, ka njoftuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke cituar të dhënat në dispozicion. “Sot, Rumania ngriti avionë luftarakë për shkak të një droni rus në hapësirën e saj ajrore. Sipas të dhënave
Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të NATO-s që të ndalin blerjen e naftës ruse, duke thënë se një veprim i tillë do të ndihmonte në dhënien fund të konfliktit vdekjeprurës në Ukrainë. Duke folur përmes platformës së tij Truth Social më 13 shtator, Trump kritikoi disa shtete
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 20:00, në autostradën “Arbër Xhaferi”. Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi ka thënë për gazetën online Reporteri.net se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe për pasojë një person është lënduar. “Pak para orës 20:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën