Kosovë Lajme

Të shtëna në lagjen Arbëria, policia po heton rastin

 

 

Një incident me armë zjarri është raportuar të shtunën në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ Prishtinë. Policia e Kosovës ka konfirmuar se po heton rastin dhe se nuk ka të lënduar, transmeton Gazeta KFVA.  


Afër udhëkryqit e njohur si rrethi ‘Te Ismeti’ kishte të shtëna me armë zjarri të shtunën pasdite.

Ky incidenti u konfirmua për Metro nga Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, që sqaroi se nuk ka të plagosur nga ky incident.