• Sat. Oct 11th, 2025

Partitë politike nisin zyrtarisht garën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Bykfvanews

Sep 13, 2025

 

 

Partitë politike kanë hapur fushatën zgjedhore, e cila vazhdojë deri me datën e zgjedhjeve, më 12 tetor, siç ka vendosur Komisioni Qendror Zgjedhor.

Shumica e partive kanë bërë sot hapjen e fushatës, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila këtë e bëri mbrëmë, para se të nisë fushata zyrtarisht.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ditën e djeshme, u bëri thirrje qytetarëve që të besojnë në vizionin e tyre për ta shtrirë modelin e qeverisjes qendrore edhe në nivel komunal.

“Ndryshimi nuk mund të ndalet. Kundërshtarët kanë provuar ta pengojnë, por kanë dështuar dhe do të dështojnë sërish. Jo pse jemi të fortë, por sepse jemi të drejtë; jo pse jemi të ashpër, por sepse jemi të arsyeshëm. Ne duam një Kosovë që zhvillohet me drejtësi dhe funksionon për popullin e vet”, ka thënë Kurti.

Ai theksoi se qytetarët janë lodhur nga “komunat dembele” dhe se tash është momenti për modernizim, mirëqenie, pastërti dhe siguri.

Ndërkaq, partia e parë që e bëri hapjen e fushatës zgjedhore sot është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke filluar nga ora 13:00.

Kryetari i kësaj partia, Ramush Haradinaj tha vendi po përballet me ditë të errëta, andaj ka kërkuar punë dhe angazhim nga kandidatët që i kanë hyrë garës nga kjo parti.

“Republika jonë kurrë nuk ka pasur kaq shumë nevojë për përkushtim. Po kalojmë ditë të errëta në vendin tonë, prandaj mos u ndalni. Punoni me përkushtim, sepse sytë janë nga ju”, ka thënë Haradinaj.

Pas AAK-së,  Nisma Socialdemokrate ka bërë hapjen e fushatës, një orë më pas. Në tubimin në Prishtinë, kjo nismë prezantoi kandidatë për asamble komunale dhe për kryetarë në gjashtë komuna.

Kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje të gjithë kandidatëve që të angazhohen në çdo qytet dhe fshat, duke e cilësuar Asamblenë Komunale si bazën e demokracisë dhe të shtetformimit.

Ndërsa, nga ora 18:00 fushatën zgjedhore e hapi Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Në një tubim qendror në kryeqytet, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryetarët e komunave nga radhët e kësaj partie në mandatin e fundit janë përballur me pengesa nga pushteti qendror, por sipas tij, LDK-ja nuk është ndalur me punë.

Nisjen e fushatës ai e ka cilësuar si hapje të kapitullit të ri.

“Koha është të ngrihemi sërish në këmbë. Gjithandej nëpër Kosovë, me një ëndërr, më një shpresë dhe me një thirrje që nuk ndalet asnjëherë LDK dje, LDK sot, LDK përgjithmonë. Ky është rrugëtimi jonë i ri…”, ka thënë Abdixhiku në fillim të fjalimit.

Dhe krejt në fund në sheshin “Skënderbeu”, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë hapjen e fushatës, në orën 19:00.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se komunat e udhëhequra nga PDK në këto katër vite, janë komunat më të zhvilluara në Kosovë.

“Për neve fushtat nuk janë vec garë, por janë edhe festë, që bëjmë me qytetarët ane mbanë. Komunat që i kemi udhëhequr në këto 4 vite janë komunat që janë zhvilluar më së shumti në Kosovë. Janë dëshmia më e mirë, që modeli i PDK është qeverisja më e mirë… Ua them me bindje po ne presim fitore në këto zgjedhje në shumicën e komunave të Kosovës. Është koha për Prishtinën, është koha për Uranin”, përfundoi Krasniqi.

Partitë politike kanë prezantuar edhe sloganet me të cilat do të synojnë t’i bindin qytetarët për zgjedhjet e 12 tetorit.

“Bashkë për komunat”, është slogani i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje për këto lokalet e tetorit. PDK-ja ka zgjedhur sloganin “Ma mirë për komunën”, partia e Lumir Abdixhikut  sloganin “Kosova përtej”, kurse AAK-ja e Ramush Haradinajt sloganin “Dritë për komunat”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës më 6 shtator ka konfirmuar listën e votuesve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, sipas së cilës do të kenë të drejtë vote 2.069.098 persona.

Për këto zgjedhje janë certifikuar 93 subjekte – 32 parti politike, 32 iniciativa qytetare, dy koalicione dhe 27 kandidatë të pavaru

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *