Elon Musk kërkon shpërbërjen e Parlamentit britanik dhe ndryshimin e qeverisë

 

 

Biznesmeni dhe themeluesi i kompanive Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, ka deklaruar se në Mbretërinë e Bashkuar është e nevojshme një “shpërbërje e Parlamentit” dhe një “ndryshim qeverie”.

Këto komente ai i bëri gjatë një lidhjeje me video në një manifestim të organizuar nga e djathta ekstreme në Londër.

“Nuk mund të presim. Nuk kemi edhe katër vite të tjera, apo kurdo që të mbahen zgjedhjet e ardhshme – është shumë vonë. Duhet ndërmarrë diçka që tani,” – tha Musk, duke iu referuar qeverisë laburiste të kryeministrit Keir Starmer, me të cilin ai ka pasur përplasje edhe më parë.

Më tej, ai akuzoi të majtën për nxitje dhune dhe tha se ajo është “partia e dhunës dhe e vrasjes”, duke përmendur si shembull vrasjen e Charlie Kirk në SHBA – një figurë e njohur e së djathtës amerikane.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…