Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 20:00, në autostradën “Arbër Xhaferi”.
Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi ka thënë për gazetën online Reporteri.net se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe për pasojë një person është lënduar.
“Pak para orës 20:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën “Arbër Xhaferi”, drejtimi Babush-Bibaj.
Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia ka bërë vend-shikimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë Krasniqi.
