by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

OVL UÇK ka reaguar me shqetësim të madh pas lajmit për pezullimin e dialogut strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës.
“ Ky është një lajm i rëndë dhe një sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit tonë.Çdo krizë politike që dëmton marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara prek vetë themelet e shtetit tonë.”, kanë thënë në reagim.
“Për fat të keq, Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë treguar papërgjegjësi të jashtëzakonshme dhe dëmprurëse”, kanë shtuar në reagim.
Reagimi i plotë:
Ne shprehim mirënjohje të thellë për mbështetjen e përhershme të SHBA-ve për Kosovën dhe theksojmë se kjo marrëdhënie është jetike dhe e pazëvendësueshme për paqen, sigurinë dhe zhvillimin e vendit tonë.
Për fat të keq, Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë treguar papërgjegjësi të jashtëzakonshme dhe dëmprurëse. Me arrogancën e tyre politike, me retorikën e papërgjegjshme dhe me veprimet që shkelin mbi interesin strategjik të Kosovës, ata kanë rrënuar raportet me partnerin tonë kryesor. Sot Kosova po paguan çmimin e egoizmit të tyre, të cilët në vend që të jenë shërbyes të popullit, janë shndërruar në pengues të së ardhmes së shtetit.
Në këtë moment kritik, OVL UÇK apelon për unitet kombëtar dhe përgjegjësi shtetërore. Kosova nuk guxon të humbasë arritjet e saj historike dhe as të dëmtojë aleancën e saj jetike me SHBA-të. Luftëtarët e UÇK-së dikur ishin në front për lirinë e Kosovës, sot jemi ushtarë të përkushtuar të aleancës me Amerikën.
OVL UÇK do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Rusia bën prova lufte në portat e NATO-s, pasi dronët e saj u rrëzuan mbi Poloni. Moska dhe aleati i saj kyç, Bjellorusia, nisën stërvitjet ushtarake të përbashkëta “Zapad 2025”, që përkthehet në shqip: Perëndimi 2025, në një kohë kur frika për një përplasje të mundshme mes superfuqive është më e madhe se
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, ka reaguar ashpër pas pezullimit të dialogut strategjik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, duke e quajtur këtë zhvillim si një lajm që ishte i pritshëm për këdo që e ndjek me vëmendje situatën. Në një postim të drejtpërdrejtë në rrjete sociale, Hyseni ka
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë bëri të ditur të premten se Uashingtoni ka pezulluar për një afat të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën. Në një komunikatë të Ambasadës së Amerikës bëhet e ditur se ky veprim është ndërmarrë për shkak të Qeverisë në detyrë, të cilat, sipas SHBA-së, kanë rritur
Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet