by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Rusia bën prova lufte në portat e NATO-s, pasi dronët e saj u rrëzuan mbi Poloni. Moska dhe aleati i saj kyç, Bjellorusia, nisën stërvitjet ushtarake të përbashkëta “Zapad 2025”, që përkthehet në shqip: Perëndimi 2025, në një kohë kur frika për një përplasje të mundshme mes superfuqive është më e madhe se kurrë më parë.
“Përmes manovrave strategjike, është planifikuar stërvitja dhe kontrolli i përbashkët, rajonal dhe i trupave në luftimin e agresionit kundër Shtetit të Përbashkët, opsione të ndryshme për veprime të përbashkëta në neutralizimin e kërcënimeve dhe stabilizimin e situatës në kufij”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, përcjell KFVA.
Në kundërpërgjigje, Polonia ka dërguar rreth 40 mijë ushtarë në kufirin me Bjellorusinë dhe Rusinë. “Po përgatitemi prej kohësh për manovrat Zapad 2025”, konfirmoi zëvendësministri i Mbrojtjes i Polonisë.
Ai shton se ushtria e tij dhe disa forca të vendeve të NATO-s, kanë kryer stërvitje për t’iu kundërpërgjigjur ndonjë agresioni të mundshëm. Një masë tjetër e marrë është dhe mbyllja e kufirit me Bjellorusinë. Por, Rusia ka kërkuar që Polonia ta rihapë atë, ndërsa paralajmëron pasoja për këtë veprim.
Mbyllja e kufirit erdhi dhe pas dhjetra dronëve që u rrëzuan nga ushtria e Varshavës bashkë me forcat aleate të NATO-s. Polonia beson se ishte një sulm i qëllimshëm për të testuar reagimin e aleancës së fuqishme, por Presidenti amerikan nuk mendon kështu: “Mund të ketë qenë një gabim. Por, pavarësisht kësaj, nuk jam i kënaqur me asgjë që ka të bëjë me gjithë këtë situatë. Shpresoj që do të përfundojë”.
Kryeministri polak, Donald Tusk, thotë se gjithçka ka qenë e qëllimshme.
“Edhe ne do të dëshironin që sulmi me dronë ndaj Polonisë të kishte qenë një gabim. Por nuk është kështu dhe këtë e dimë mirë”, shkruan ai në një postim më rrjetin social X, në kundërpërgjigje të deklaratës së Trump.
Lidhur me sulmin, Franca dërgoi një notë proteste, ndërsa zhvendosi 3 avionë lufte në Poloni.
OVL UÇK ka reaguar me shqetësim të madh pas lajmit për pezullimin e dialogut strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës. “ Ky është një lajm i rëndë dhe një sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit tonë.Çdo krizë politike që dëmton marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara prek
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, ka reaguar ashpër pas pezullimit të dialogut strategjik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, duke e quajtur këtë zhvillim si një lajm që ishte i pritshëm për këdo që e ndjek me vëmendje situatën. Në një postim të drejtpërdrejtë në rrjete sociale, Hyseni ka
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë bëri të ditur të premten se Uashingtoni ka pezulluar për një afat të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën. Në një komunikatë të Ambasadës së Amerikës bëhet e ditur se ky veprim është ndërmarrë për shkak të Qeverisë në detyrë, të cilat, sipas SHBA-së, kanë rritur
Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet