Në skenën politike të Drenasit, një zhvillim i ri ka tërhequr vëmendjen. Mbështetësi i njohur i Petrit Hajdarit, Olt Bytyqi, i është bashkuar hapur listës së kryetarit Ramiz Lladrovci, duke dhënë përkrahje për kandidatin e PDKRLL, Labinot Halilajn, me numër 30 për Asamblenë Komunale.
Halilaj, i cili po garon fuqishëm në këto zgjedhje, ka publikuar sot një fotografi me Bytyqin, duke e cilësuar këtë mbështetje si një hap të rëndësishëm për fushatën e tij.
“Me Olt Bytyqi gjithmonë me PDKRLL101 dhe në përkrahje të asambleistit me numër 30!”, ka deklaruar Halilaj në rrjete sociale.
Ky bashkim i forcave shihet si një sinjal i qartë i konsolidimit të PDKRLL-së në Drenas, duke e bërë garën edhe më të nxehtë në prag të zgjedhjeve.