Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë dalë me disa reagime lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, shkaku i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, e ka lidhur këtë situatë me vendimin e ShBA’së për përjashtimin e FSK’së nga “Defender 23”, teksa ka thënë se “kush qëndron, fiton”, shkruan Reporteri.net.

“Para dy vjetëve e patën larguar FSK-në nga Defender 23 pas vendosjes së katër kryetarëve në zyrat e tyre në komunat në veri të Ibrit. Sivjet u mbajt Defender 25, ku ishim edhe nikoqir e jo veç pjesëmarrës. Pastaj erdhën autoblindat dhe dronët. Kush qëndron, fiton. Duhet të qëndrojmë, dhe: Fitojmë!”, ka shkruar Rexhaj.

Edhe deputeti tjetër Armend Muja, ka dalë me një reagim. Sipas tij, ShBA’ja po do të bëjë dialog strategjik edhe me Kosovën e edhe me Serbinë, ose me asnjërën. Versioni i fundit thotë se ju konvenon më shumë.

“Amerika nuk po don të bëjë Dialog Strategjik tash me Kosovën sepse nuk po don ta bëjë edhe me Serbinë përderisa Vuçiqi i ka qitur tenkat në rrugë. Ose edhe me Kosovën edhe me Serbinë, ose me asnjërën. Në fakt, neve na konvenon më shumë kështu – me asnjërën!”, ka shkruar Muja.

Për vendimin e ShBA’së për pezullim të dialogut njoftoi Ambasada, ku tha se kjo u bë për shkak shqetësimeve për veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar produktivisht me Kosovën në prioritetet e përbashkëta.

Sipas ambasadës, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve.

“Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pa afat Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve për veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar produktivisht me Kosovën në prioritetet e përbashkëta.

Mbetemi të përkushtuar në avancimin e interesave të përbashkëta të përbashkëta nga Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitetin e ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve”, u tha në njoftim./

Related Posts