by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë bëri të ditur të premten se Uashingtoni ka pezulluar për një afat të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën.
Në një komunikatë të Ambasadës së Amerikës bëhet e ditur se ky veprim është ndërmarrë për shkak të Qeverisë në detyrë, të cilat, sipas SHBA-së, kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke e vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta.
Por çka është dialogu strategjik?
Dialogu strategjik është një proces që Departamenti i Shtetit i SHBA-së në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.
Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.
Bazuar në informacionet nga Departamenti i Shtetit, SHBA-ja ka zhvilluar dialog strategjik gjatë viteve të fundit me Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Rumaninë, Austrinë, Poloninë, Slloveninë, Moldavinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Katarin, Omanin, Bahrejnin, Egjiptin, etj.
SHBA-ja përfshihet në dialog strategjik jo vetëm me shtete, por edhe me organizata ose lëvizje të vendeve që ajo nuk i konsideron aleate, si Lëvizja demokratike bjelloruse e udhëhequr nga Sviatlana Tsikhanouskaya.
OVL UÇK ka reaguar me shqetësim të madh pas lajmit për pezullimin e dialogut strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës. “ Ky është një lajm i rëndë dhe një sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit tonë.Çdo krizë politike që dëmton marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara prek
Rusia bën prova lufte në portat e NATO-s, pasi dronët e saj u rrëzuan mbi Poloni. Moska dhe aleati i saj kyç, Bjellorusia, nisën stërvitjet ushtarake të përbashkëta “Zapad 2025”, që përkthehet në shqip: Perëndimi 2025, në një kohë kur frika për një përplasje të mundshme mes superfuqive është më e madhe se
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, ka reaguar ashpër pas pezullimit të dialogut strategjik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, duke e quajtur këtë zhvillim si një lajm që ishte i pritshëm për këdo që e ndjek me vëmendje situatën. Në një postim të drejtpërdrejtë në rrjete sociale, Hyseni ka
Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet