by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në listën e Bekë Berishës për Asamblenë e Komunës së Prishtinës, po del në pah një emër që premton të sjellë frymë të re në politikën lokale: Pelloponeza Jakupi. E lindur më 8 maj 2002 në Prishtinë, ajo është në vitin e fundit të studimeve në Fakultetin Juridik, me fokus në të drejtën publike dhe qeverisjen lokale.
Jakupi përfaqëson një gjeneratë të re të grave që nuk pranojnë të rrinë spektatore. Ajo e ka ndërtuar profilin e saj mbi dijen juridike, përkushtimin ndaj shërbimit publik dhe vizionin për një qeverisje transparente e të drejtë. Me një bagazh akademik të fokusuar në të drejtën publike dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, ajo shfaqet si zë i fuqishëm për barazi dhe drejtësi.
“Qytetarët e Prishtinës meritojnë transparencë, llogaridhënie dhe vendimmarrje të pastër. Unë besoj fuqishëm se e ardhmja ndërtohet mbi ligj dhe mbi guximin e të rinjve për të ndryshuar realitetin”, ka deklaruar ajo.
Pelloponeza Jakupi synon të përfaqësojë energjinë, idealet dhe vizionin e të rinjve të kryeqytetit, duke dëshmuar se fuqia e një gruaje të re të arsimuar është motor i vërtetë i ndryshimit. Kandidatura e saj shihet si një prej prurjeve më të forta të listës së Bekë Berishës, duke i dhënë politikës komunale një dimension të ri, ku gratë nuk janë thjesht pjesëmarrëse, por lidere të së ardhmes.
Çmimi i arit u rrit me 0.7% të hënën, duke arritur një nivel historik prej 3,719.95 dollarësh që nga ora 06:30 GMT, ndërsa tregjet presin më shumë ulje të normave nga Rezerva Federale. Çmimi i arit luhatet midis 2,536.91 dhe 3,719.95 dollarësh gjatë vitit të kaluar. Ai është rritur me 40.7% gjatë 12
Sonte në Paris zhvillohet ceremonia prestigjioze e ndarjes së çmimeve Topi i Artë 2025, ku yjet më të mëdhenj të futbollit botëror synojnë lavdinë individuale. Ousmane Dembele shihet si favorit për të fituar Topin e Artë në kategorinë e meshkujve, ndërsa konkurrentë të fortë për çmimin janë edhe Lamine Yamal, Raphinha, Mohamed Salah,
Kandidati i AAK, numër 44 në listën “174” për Prishtinën, Kreshnik Vezvesja, premton një goditje të shpejtë: brenda gjashtë muajve ai do të heqë nga shtyllat elektrike dhe fasadat gjysmën e rrjetit të çrregullt të kabllove që zënë qytetin dhe thotë se këtë e ka bërë për dekada në të gjitha
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në një kamion në Merdar i cili ishte përzgjedhur për kontroll të detajuar janë zbuluar disa mallra të padeklaruara. Dogana e Kosovës ka njoftuar se në një kamion në Merdar i cili ishte përzgjedhur për kontroll të detajuar janë zbuluar disa mallra të padeklaruara. Në njoftimin e Doganës thuhet