Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, ka reaguar ashpër pas pezullimit të dialogut strategjik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, duke e quajtur këtë zhvillim si një lajm që ishte i pritshëm për këdo që e ndjek me vëmendje situatën.

Në një postim të drejtpërdrejtë në rrjete sociale, Hyseni ka goditur ashpër qeverinë Kurti dhe presidenten Osmani, duke ironizuar mënyrën se si po pretendohet se po “ruhen” marrëdhëniet me SHBA-në.

Postimi i plotë: 

“Suspendimi i dialogut, madje edhe për partneritet strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së, për fat të keq ishte lajm që pritej. Vetëm injorantët mund t’i ketë befasuar!S’ka më keq.Para pesë vitesh ky partneritet me Shtëpinë e Bardhë dhe SHBA-të ishte kuptimplotë dhe i gjithanshëm.

Regjimi i Kurtit mund të ngushëllohet tani se ai ka një notere që i thonë presidente, e cila ndonëse e zënë në përplasje me gazetarë, dhe poshtërsi të tjera të saj, ajo ‘është në kontakt të përhershëm me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë’, hahaha.

Mos u mërzitni se Presidetnja e Kurtit dhe e Lumirit të LDK-së i ‘ruan’ relacionet e shëndetshme me SHBA-të???!!!
Mozomakeq!”

Related Posts