by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.
Ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga Kryeministri i Përkohshëm Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve.
Dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe atij të Kosovës. Shpresojmë të ndjekim përpjekje të tilla në të ardhmen kur të jetë e përshtatshme. Ne e dimë se ky është një qëllim i prioritizuar nga populli i Kosovës.
Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë dalë me disa reagime lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, shkaku i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, e ka lidhur këtë situatë me vendimin e ShBA’së për përjashtimin e FSK’së nga “Defender 23”, teksa
Një zhvillim i rëndësishëm për skenën politike dhe profesionale kosovare vjen nga Washingtoni. Kandidati i AAK-së për Kuvend Komunal në Prishtinë ka marrë ftesë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për të ndarë përvojën e tij në kuadër të ngjarjes së specializuar lidhur me Financial Public Policies (FPP). Edhe pse për arsye objektive, për
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është parë jo fort i lumtur, kur është pyetur për vendimin e Amerikës rreth dialogut strategjik. Ai pas përfundimit të fushatës, ka heshtur, dhe është larguar. Nuk e ka thënë asnjë fjalë, përcjell KFVA. Në anën tjetër, mbrojtja e afërt e kanë shtyrë gazetarin Xhemajl Rexha. Momenti:
Gjatë ditës së sotme, Komandanti i KFOR’it Major Enrico Barduani, ka takuar shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo Orav. Të dy ata, siç bëhet e ditur në njoftimin e KFOR, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi që rregullon mbështetjen dhe ndihmën e KFOR-it në rast zhvendosjeje ose evakuimi gjatë situatave kritike. Në njoftim


