Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit rutinor të mallrave që hyjnë në territorin e vendit, është identifikuar një rast i mosdeklarimit të saktë të origjinës së produktit gjatë procedurave të importit në pikën doganore të Vërmicës.

Më saktësisht, bëhet fjalë për material ndërtmor (shufra çeliku), të deklaruara si me origjinë nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian.

Në njoftimin e Doganës, thuhet se gjatë kontrollit fizik dhe verifikimit të dokumentacionit, u vërejt mospërputhje mes deklarimit dhe gjendjes faktike të produktit.

“Gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe inspektimit fizik të ngarkesës, zyrtarët doganorë kanë konstatuar se në etiketat dhe mbishkrimet e produktit figuronin shtete tjera si vende origjine, konkretisht Algjeria dhe Turqia.”, thuhet në njoftimin e Doganës

Related Posts