Tensione në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë një momenti heshtjeje për Charlie Kirkun

 

 

Gjatë një momenti heshtjeje për Charlie Kirk në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, pati tensione.

“Ju lutem qëndroni në këmbë për një moment lutjeje për Charlie Kirk dhe familjen e tij”, u bëri thirrje ligjvënësve Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

Ndërsa ligjvënësit qëndronin në heshtje në një sallë kryesisht të mbushur plot me njerëz të Dhomës së Përfaqësuesve gjatë një momenti heshtjeje për aktivistin  me ndikim të krahut të djathtë i cili u vra në një aktivitet universitar në Utah, përfaqësuesja republikane e Kolorados, Lauren Boebert, kërkoi të bëhen lutje për Kirk.

“Lutjet e heshtura prodhojnë rezultate të heshtura”, tha Boebert. Ajo gjithashtu mund të dëgjohej duke kërkuar që lutja të thuhej “me zë të lartë”. The New York Times raporton se ligjvënësit demokratë në atë moment filluan kritikonin republikanët që injoruan të shtënat në shkollën e Kolorados që ndodhën gjithashtu dje.

Ndërkohë, përfaqësuesja Anna Paulina Luna, një republikane nga Florida, u ngrit dhe filloi të bërtiste. “Ju të gjithë e shkaktuat këtë,” tha ajo. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson, u përpoq vazhdimisht t’i qetësonte ligjvënësit duke bërë thirrje për rend. Më në fund, ai tha: “Do të bashkohemi në lutje menjëherë pas kësaj, në rregull?”

Kirk u qëllua në qafë ndërsa po përgjigjej pyetjeve në Universitetin e Luginës së Utahut. Kirk u transportua në një spital lokal, por më vonë u shpall i vdekur./Reporteri.net/

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…