by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një i ri nga Kosova, i dyshuar për plagosjen e një mësueseje me thikë javën e kaluar në një shkollë profesionale në Gjermani, mund të ketë pasur një motiv “fetar” për sulmin, tha një ministër lokal më 11 shtator.
E përditshmja gjermane, Bild raportoi se i dyshuari 17-vjeçar më herët po ashtu kishte therur me thikë një të pastrehë në qytetin Esen, dhe kishte lënë një mesazh xhihadist në një video të incizuar me telefon.
Herbert Reul, ministër i Brendshëm në landin Nordhajn Vestfalen, gjatë një mbledhjeje të Komitetit për punë të Brendshme të Parlamentit, tha se analizat fillestare të të dhënave digjitale tregojnë se “krimi ka qenë i motivuar nga aspekti fetar”.
Prokurorët federalë të cilët merren me çështje të terrorizmit po e shqyrtojnë mundësinë që ta marrin përsipër këtë rast, tha Reul.
Një mësuese 45-vjeçare pësoi plagë serioze pasi u ther me thikë në një shkollë profesionale javën e kaluar. Ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje emergjente kirurgjikale, por sipas Reulit, mësuesja tani gjendet jashtë rrezikut për jetë.
Policia u konfrontua me sulmuesin e dyshuar, kur hasi në të rreth 3 kilometra larg nga kolegji dhe qëlloi atë me armë zjarri, pasi i dyshuari kishte pasur në dorë një thikë.
I riu, i cili sipas mediave në Gjermani ishte student në shkollën ku ndodhi rasti, pasi u plagos gjatë konfrontimit me policinë u dërgua në spital për trajtim.
Bild më 11 shtator zbuloi pjesërisht identitetin e të dyshuarit, duke e identifikuar si Erjon S. Kjo e përditshme raportoi se ai e kishte therur me thikë një të pastrehë 44-vjeçar para se të sulmonte mësuesen.
Më pas ai kishte incizuar një video në telefonin e tij, ku tha se mësuesja e kishte “fyer profetin” dhe bërtiti Allahu Akbar, raportoi Bild.
“Hetuesit tani besojnë se studenti, i cili gjendet në paraburgim nën dyshim për vrasje të mbetur në tentativë, po ndiqte një plan terrorist islamist dhe e sulmoi mësuesen për shkak të fyerjes së supozuar të fesë së tij”, shkroi gazeta
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) nuk ka pranuar asnjë raport, informatë apo denoncim nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme apo dikush tjetër, përmes të cilave mund të pretendohej se gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban, mund të jetë rrezik për sigurinë kombëtare
Policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar një foto të një personi që dyshohet se është autori i ngjarjes së djeshme ku mbeti i vrarë, Charlie Kirk. ”Po kërkojmë ndihmën e publikut për të identifikuar këtë person me interes në lidhje me të shtënat fatale të Charlie Kirk në Universitetin e
Ish-ambasadori kosovar, Sylë Ukshini ka thënë se presidentja Vjosa Osmani e ka ekzagjeruar shumë çështjen e kameramanit që ka shkuar të xhirojë në shkollën private ku ajo i çon vajzat e saja. Sipas tij, kjo mund të jetë për të rënë në vëmendje meqë e dëshiron edhe një mandat si presidente. “Po ekzagjerohen
Pavarësisht se ishte planifikuar për sot të fillonin gërmimet në Kozhle të Novi Pazarit, ato janë shtyrë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë vështirësuar kushtet për punë në terren. Zona ku do të kryhen gërmimet dyshohet se mund të ketë mbetje mortore të viktimave nga lufta e fundit në